Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesnatës në afërsi të fshatit Kolsh, në Lezhë.
Flakët kanë rrezikuar bizneset e zonës dhe masivin pyjor. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë identifikuar zjarrin dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës.
Zjarri që përfshiu fillimisht një zonë me shkurre dhe u përhap me shpejtësi, vuri në rrezik një biznes, ndërsa u dëmtua rrjeti elektrik që furnizon fidrin e fshatit Zejmen, shkruan top channel.
Njoftimi në kohë i zjarrfikësve dhe ndërhyrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve pas disa orësh. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht mendohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...