Në Pejë dje janë arrestuar gjashtë persona për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Policia e Kosovës gjithashtu konfirmon se pesë prej tyre janë shqiptarë, dhe njëri është boshnjak, transmeton Koha.net.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe një mashkull K/Boshnjak, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar tri thika, dy shufra metalike dhe një sasi e narkotikëve”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...