Policia e Kosovës ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur në Prizren.
Sipas Policisë, takime të njëjta janë mbajtur në Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.
“Numri i pjesëmarrësve në të gjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat. Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Porosia e takimeve ishte bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore, referoni rastet në kontaktet: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected].
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë