Një ditë pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Krimi i rëndë ku mbeti i vrarë Fatos Verracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehaj ndodhi në lagjen ‘Rus’ në Shkodër.
“BalkanWeb” mëson se nga Tirana ka shkuar drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet te bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.
Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Verracaku dhe plagosjen e Fatmir Meaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priti me një motor duke u larguar sebashku. Kujtojmë se motori u gjet i djegur në zonën periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa te shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kane dijeni per autoret.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...