Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” shënoi sonte fillimin e manifestimeve për 25-vjetorin e ekzistimit të vet me një ekspozitë në Katedralen e Kosovës në Prishtinë, të titulluar “SHHBK Nëna Terezë 25 vite në shërbim të popullatës”.
Kryetari i Shoqatës, Zef Shala në hapje të ekspozitës tha se ajo përfshin fotografi të grumbulluara nga aktivitetet e kësaj shoqate këtij çerek shekulli të shërbimit për qytetarët.
Shala gjithashtu foli për historikun e themelimit të shoqatës.
Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dode Gjergji, uroi që kjo ekspozitë dhe kjo vepër bamirësie të rifreskojë kujtesën e të rinjve dhe t’i bëjë ata që të mendojnë sa më shumë ne drejtim te bamirësisë.
Ekspozita përmban rreth 150 fotografi të aktiviteteve te shoqatës në 25 vitet e kaluara, ndërsa manifestimet për shënimin e jubileut të SHHBK-së vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...