Mungesa e kontratave, vonesat e pagave, shkeljet në pushim të lehonisë, angazhimi jashtë orarit pa asnjë kompensim dhe mos deklarimet e kontributeve, janë disa nga problemet me të cilat gazetarët përballen në vendin e punës.
Kjo u tha në takimin e grupit punues për “Kushtet e punës së gazetarëve”, organizuar nga OSBE, ku u tha se veç tjerash, gazetarët përballen edhe me mungesë të kushteve të punës, ndërsa u theksua se shpesh gazetarët nuk ngritin zërin e tyre për shkak se u kanoset shkëputja e marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin.
Kaltrina Hoxha nga OSBE, u shpreh se është pikërisht rreziku i shkëputjes së kontratave dhe marrëdhënies së punës, ajo që i shtyn gazetarët dhe praktikantët të heshtin atëherë kur të drejtat e tyre shkelen.
“Në vitet e fundit kemi lexuar për raste kur gazetarët kanë treguar publikisht për shkeljet që iu janë bërë në vendin e punës. Flasim për mungesë të kontratave, për pagesa të vonuara, për shkelje në pushim të lehonisë, e angazhim jashtë orarit pa asnjë kompensim si dhe për rastet për mospagim të kontributeve. Kemi dëgjuar edhe raste kur praktikantët kanë ngritur zërin për trajtimin që iu bëhet në redaksi. Ndonëse në kundërshtim me ligjin e punës, praktikantët e rinj e të aftë për punë mbesin në këto pozita deri në 12 muaj. Mbeten sporadike këto, sikur edhe rastet e gazetarëve, sepse një sinjalizim i tillë lehtë mund të çojë në ndërprerje të marrëdhënieve kontraktuale me punëdhënësin”, u shpreh ajo.
Edhe Ardiana Thaçi – Mehmeti nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se gazetarët përballen me shkelje të të drejtave në punë, në mungesë të kushteve në punë dhe shkeljeve të të drejtave të tyre, derisa pati një thirrje për gazetarët.
Ajo bëri të ditur se vitin e ardhshëm AGK-ja do të bëjë një anketë me të gjitha mediat lokale dhe nacionale, në mënyrë që të ketë të dhëna të sakta se ku janë të drejtat e punëtorëve, ku shkelen të drejtat e tyre, dhe se për çka pengohen ata në vendin e punës.
E për të arritur këtë, ajo ftoi gazetarët që të ngritin zërin e tyre.
“Kjo nuk mund të realizohet nëse ne si gazetarë, si Asociacion nuk sensibilizohem që të flasim për ato të drejta, edhe nëse ajo na kushton ndoshta me shkëputje të kontratave edhe pse besoj që nëse gjërat bëhen sa më të mëdha nuk do të ketë shkëputje të kontratave sepse edhe punëdhënësit nuk janë ata të cilët duan të dëmtojnë imazhin e kompanive ku punojnë”, tha ajo.
Zhelko Tvrdishiq nga Radio Kontakt Plus lavdëroi vendin e tij të punës, pasi siç tha ai, aty orari i punës rregullohet me rregullore të punës, ndërsa orët shtesë u paguhen. Sa i përket mungesës së kushteve të punës, ai tha se institucionet duhet të merren me përmirësimin e gjendjes aktuale.
“Kur flasim sidomos për veriun e Kosovës, kemi pasur një problem shtesë, një paqëndrueshmëri juridike që është më specifike për këtë pjesë të Kosovës, e që ka qenë problem shtesë më të cilin janë përballur gazetarët. Kam frikën se këta gazetarë lokalë që punojnë në këto mediume janë të paguar mjaft dobët dhe në anën tjetër ka mungesë të kushteve të punës, të rregullores të punës. Probleme këto që do të duhej të zgjidheshin në mënyrë institucionale”, theksoi ai.
Ndërsa Zekrija Shabani nga Infokus tha se në Kosovë, zinxhiri që garanton të drejtën e fjalës është goxha i brishtë.
Ndryshe, sipas anketës “Perceptimi Publik për mediat dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, e kryer nga misioni i OSBE-s në Kosovë, ka gjetur se 52,8 për qind e të anketuarve besojnë se gazetarët nuk janë të sigurt gjatë kryerjes së punës së tyre, 59.6 për qind besojnë se si gazetarët meshkuj ashtu edhe femra janë po aq të cenueshëm, ndërsa 30,7 për qind besojnë se gazetaria hulumtuese është arsyeja përse gazetarët përballen me kërcënime, sulme dhe frikësime. /Telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...