Ismajl Kurteshi thotë se Vetëvendosje nuk do faktorizimin e Listës Serbe.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi i cili është edhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se Projektligji për konfiskimin e pasurisë nuk duhet të bëhet për shkak se po e kërkon Bashkimi Evropian, por pse kemi nevojë për të.
“Deputetët e pozitës kërkonin të votonim pro këtij ligji sepse po e kërkonte Bashkimi Evropian. Ne mendonim se këtë ligj nuk duhet ta votonim për shkak të kërkesës së të tjerëve, por duhet të bëjmë si duhet për shkak të nevojës së vendit, për t’u konfiskuar pasurinë atyre që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme”, tha Kurteshi.
Kurteshi në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini tha se ne nuk duhet të pranojmë kushte të reja për liberalizim të vizave sepse pastaj nuk dihet se kur mund të përfundojë kushtëzimi i Kosovës.
Duke folur për dialogun me Serbinë Kurteshi thotë se Thaçi nuk e ka mbështetjen e asnjë institucioni për ndryshimin e territoreve.
“Dialogu që po zhvillon Thaçi është ilegal, sepse nuk ka autorizim nga Kuvendi e as nuk ka mbështetje nga Qeveria”.
Deputeti i Vetëvendosjes thotë se për shkak të vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj kundër ndryshimit të kufijve, Thaçi e anashkaloi atë dhe takoi Limajn dhe Veselin.
“Bile po i bën edhe presion atij, pasi po ia kujton numrat në Kuvend”, tha ai.
Sa i përket iniciativës së opozitës për rrëzimin e Qeverisë, Kurteshi thotë se opozita maksimumi mund t’i ketë 58 vota dhe se për momentin nuk mund të rrëzohet Qeveria.
“Qeveria ka bërë shumë gabime, por ne nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe nuk pranohet sepse ajo është bërë për të mbrojtur qëllimet e Serbisë. Bashkëpunimi me ta është i papranueshëm…E kemi ditur që në fillim se bërja e shumicës me Listën Serbe është e dëmshme për Kosovën”, deklaroi më tej Ismail Kurteshi.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”