Futbollisti me prejardhje nga Kosova aktualisht është pjesë e Real Sociedadit.
Adnan Januzaj ka qenë një prej talenteve që është pritur shumë nga ai në të ardhmen, pasi në vitin që kishte debutuar me Manchester United ka pasur disa paraqitje shumë të mira.
Por ardhja e Jose Mourinhos në krye të “Djajve të Kuq”, ka bërë që reprezentuesi i Belgjikës të largohej nga Old Trafford, dhe sipas Januzajt është portugezi ai i cili nuk pati besim asnjëherë në aftësitë e tij.
“Nuk më është dhënë rasti të luaja, pasi Mourinho preferonte futbollistë me përvojë të cilët kishin emër në futbollin evropian”, ka thënë Januzaj për Sky Sports News.
“Unë besoj se kam pasur kualitetin e duhur për të luajtur te Manchester United, por ata vendosën të më shisnin”.
“Jam i lumtur te Real Sociedadi dhe po e shijoj futbollin këtu”, ka theksuar ai.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...