Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e pabesueshme që një ish-udhëheqës i lartë i UÇK-së [Hashim Thaçi], të kërkojë mbështetje nga Rusia për marrëveshje me Serbinë.
“Është e pabesueshme që një person që ka qenë në udhëheqja të lartë të UÇK-së, mund të degradojë deri në atë pikë sa që të kërkojë mbështetje të Rusisë, për marrëveshje me Serbinë. Ku keni parë kështu. A keni besuar edhe ju së paku”, tha deputeti i LDK-së.
Hoti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, degradon në atë pikë sa që mund të bëj edhe tradhti kombëtare.
“Nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, që duhet se është edhe tash kryetar i kësaj partie, të degradojë dhe të shkojë deri në atë pikë sa të bëj edhe tradhti kombëtare”, tha Hoti.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se Thaçi me kërkimin e korrigjimit të Kosovës, po bën rishikimin e Pavarësisë së Kosovës.
“Korrigjimi i kufijve është rishikim i Deklaratës së Pavarësisë. Korrigjimi i kufijve është ribërje e shtetit të Kosovës. A nuk është tradhti kjo?!”, shtoi më tej Hoti.
Deputeti opozitar thotë se është e vështirë të gjesh ndonjë deputetë në Kuvendin e Kosovës, madje as nga ata të PDK-së që do të ishin dakord për korrektimin e kufijve.
“Asnjë deputetë e asnjë qytetar nuk e gjen të gatshëm të pranojë një veprim të tillë”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?