Çelësi i suksesit për drejtuesit e bizneseve

21:57 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Trendi më i rëndësishëm në botë sot është inteligjenca emocionale. Madje ka hyrë në listën e 10 cilësive më të rëndësishme të kërkuara në anën profesionale nga World Economic Forum.

Sipas ekspertëve, kjo veti është jetësore në botën profesionale, pasi sot më e rëndësishme është aftësia të krijosh një mjedis pune në gjendje të stimulojë produktivitet.

Çelësi i suksesit sot është pikërisht inteligjenca emocionale. Sipas psikologut me famë botërore Daniel Goleman, është aftësia të kuptosh ndjesitë e të tjerëve dhe t’i drejtosh në mënyrë efikase, pasi ambjenti i punës dhe marrëdhëniet që vendosen luajnë një rol thelbësor dhe emocionet janë pjesë e pandashme që ndikojnë në rezultate.

Kështu që shefat sot në botën e biznesit kërkohen me këtë aftësi. Pra ata duhet të dinë të dëgjojnë, të ndajnë punën dhe të japin merita duke pasur mirë parasysh ndryshimet psiko-sociale dhe emotive të vartësve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme