Google ADS

Ekspozimi ndaj dritës me këtë ngjyrë mund të reduktojë shtypjen e gjakut

21:22 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ekspozimi ndaj dritës së kaltër mund të ndihmojë në luftën kundër hipertensionit, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Rezultatet e një hetimi mbi efektet e dritës së kaltër në presionin e lartë të gjakut u botuan kohët e fundit në Gazetën Europiane të Kardiologjisë.

Kohët e fundit, studiuesit nga Universiteti i Surrey në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Heinrich Heine në Dusseldorf në Gjermani bashkuan forcat për të hetuar nëse drita me ngjyrë të kaltër, pa gjurmë vale ultravjollcë ka potencial për të lehtësuar tensionin e lartë.

Studimet e mëhershme treguan se drita blu e dukshme, në një distancë prej 420-453 nanometra në gjatësi vale, mund të nxisë prodhimin e oksidit nitrik, pa e dëmtuar ADN-në.

Hipertensioni është gjithashtu një faktor rreziku për gjendje më serioze, siç janë: sulmet në zemër, infarkti dhe sëmundja e veshkave. Për këto arsye, menaxhimi i presionit të gjakut në mënyrë efektive është një prioritet i lartë.

Edhe pse medikamentet kundër shtypjes së gjakut mund të jenë efektive, efektet anësore janë të zakonshme dhe përfshijnë kollë të vazhdueshme dhe marramendje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme