Google ADS

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Kosova duhet të pranohet në Interpol

19:17 | 14 Nëntor 2018
A. B.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbahet flitet për Kosovën.

Gjatë kësaj seance përfaqësues të vendeve të ndryshme kanë komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce ka thënë se vendi i saj kërkon që Kosova të pranohet në INTERPOL, pasi që kjo ka të bëjë me sigurinë kolektike dhe në këtë mënyrë do të luftohej krimi i organizuar.

“Mbretëria e Bashkuar kërkon që Kosova të pranohet në INTERPOL, kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kolektike si dhe luftimi kolektik i krimit të organizuar. Kjo do të kontribuonte në stabilitetin dhe më gjerë përfshirë edhe Serbinë këtu. Është koha të luftohen kriminelët”, ka theksuar ajo në fjalën e saj.

Pierce ka folur edhe për vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq.

“E kam njohur Oliver Ivanoviqin, dhe ne shpresojmë që kryesi i vrasjes do të sillet para drejtësisë. Ai ka punuar shumë, ka punuar pa pushim, pa u lodhur për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë- Serbi, andaj edhe palët duhet të vazhdojnë shembullin e punës së tij pa kushte”, ka vlerësuar Pierce.

Ajo ka komentuar edhe ecurinë e dialogut mes Kosovë dhe Serbisë, duke kërkuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

“E kemi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE, sa i rëndësishëm është progresi i këtij dialogu. Kosova duhet të realizojë prosperitet dhe zhvillim. Të arrihet një marrëveshjes përmed dialogut dhe Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të përkrahë marrëveshje të tilla”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme