Kuvajti ndalon Dostoyevskyn dhe qindra libra të tjerë

18:48 | 14 Nëntor 2018
A. B.

Autoritetet e Kuvajtit censuruan pothuajse njëmijë libra në një festival letrar që nisi të mërkurën, përfshirë edhe veprën “Vëllezërit Karamazov” të gjigantit rus të letërsisë, Fyodor Dostoyevsky.

Novela paraqet Rusinë e shekullit 19 dhe ngre pyetje për moralin, vullnetin e lirë dhe ekzistencën e Zotit.

Saad al-Anzi, i cili udhëheq Festivalin Letrar Ndërkombëtar të Kuvajtit, i tha AFP-së se Ministria e Informacionit ka ndaluar 948 libra.

Dostoyevsky i bashkohet një liste në rritje të shkrimtarëve të ndaluar në këtë vend, ku trendi konservativ në politikë dhe në shoqëri po ashtu po rritet.

Mbi 4,000 libra janë ndaluar nga Ministria e Informacionit të Kuvajtit gjatë pesë vjetëve të fundit, përfshirë vepra të Victor Hugosë dhe të Gabriel Garcia Marquezit.

Aktivistët kanë protestuar dy herë në muajin shtator kundër censurës.

Në vitet 1970 dhe 1980, Kuvajti ka qenë qendër e botimeve letrare dhe shkencore të rajonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme