Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë fjalimit të tij në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka lobuar kundër Kosovës duke përmendur disa raste që sipas tij janë ngecjet e Kosovës.
Me këtë rast ai ka bërë thirrje që të respektohet rezoluta 1244 deri në gjetjen e një zgjidhje të re mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se diskutimi për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nuk duhet të bëhet njëherë, derisa të gjendet kjo zgjidhje.
“Serbia është e vendosur për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe nuk është e mundur pa përkrahjen tuaj, andaj ju bëjmë thirrje që të bëjmë hapa përpara dhe se diskutimi se a na nevojitet UNMIK-u a jo, nuk i kontribuojnë këtij qëllimi. E kemi në fuqi rezolutën 1244 në fuqi dhe deri në gjetjen e një zgjidhje duhet ta respektojmë këtë rezolutë, dhe diskutimi se a është i nevojshëm a jo UNMIK-u nuk i kontribuon zgjidhjes së këtij problemi apo të një përfundimi”, ka thënë Daçiq.
Ai ka vazhduar duke thënë se që nga raporti i fundit nuk ka pasur gjëra pozitive të zhvillimeve brenda në Kosovës, duke përmendur kështu mos themelimin e Asociacionit, mos zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si dhe miratimin e projektligjeve për FSK-në.
Ndërsa, ai më pas ka përmendur edhe vizitën e ndaluar të Thaçit në Bajë.
Ndërsa, vizita e Thaçit në Gazivodë ndodhi si provokim ndaj serbëve vetëm disa ditë më pas.
Më tej ai ka thënë se ka ndodhur edhe incidente të shumta në të cilat janë përfshirë komunitetet serbe dhe të tjerat dhe kjo tregon se nuk ka siguri në Kosovë.
Më tej, Prishtina po provokon duke munduar që udhëheqës të dialogut për Kosovën ta bëj, Fatmir Limajn. Ky është një provokim për ne pasi ai ka qenë i akuzuar për luftën e fundit në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...