Google ADS

Ministria e Drejtësisë e kompleton dokumentacionin për ekstradimin e Gruevskit

18:24 | 14 Nëntor 2018
A. B.

Në Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.

Nga Ministria informojnë për MIA se për momentin punohet në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e tij në Maqedoni.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.

Ai të premten është dashur të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg në Shutkë, por u arratis në Hungari.

Informacionin për arratisjen në Hungari, Gruevskidje e publikoi në Fejsbukun e tij, ndërsa më vonë u konfirmua edhe nga MPB-ja.

Për momentin policia ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për të.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme