Të gjithëve na pëlqen era që mbanë një veturë e re, por jo edhe kinezëve
Së fundmi, Ford ka aplikuar ta patentojë metodën, që do të shfrytëzojë për të eliminuar aromën që mbajnë veturat e reja, transmeton Telegrafi.
Kjo funksionin në mënyrën e kundërt, me atë që do të dëshironin klientët ta ndjejnë në veturë sa më gjatë që munden.
Raportet tregojnë se tregu kinez, e ka problem shumë të madh këtë aromë, andaj Ford ka punuar me ekspertët më të mirë kinez, të gjejnë shkaktarët e erës dhe ta eliminojnë njëherë e përgjithmonë.
Sipas patentës kjo shkaktohet prej përbërësve organik të paqëndrueshëm, që lirohen prej lëkurës, plastikës, venilit dhe pjesëve tjera të brendshme. Ngjitësit, shtesat dhe pastrueset e xhamave, po ashtu kontribuojnë në këtë erë.
Hulumtuesit kanë gjetur se këta përbërës lirohen në nxehtësi, kryesisht kur vetura është e parkuar në diell. Zgjidhja për të eliminuar këtë aromë, del të jetë nxehja e veturës më masë të madhe apo “pjekja” derisa të mos ndjehet më.
Derisa procesi i zakonshëm është lënia në diell, ndeja e motorit dhe hapja e dritareve, teknikisht do të punohet me anë të një sistemi që detekton erën dhe e ngroh vet veturën derisa të zhduket era.
Për shkak se ky sensor kërkon softuer special, do të jetë në dispozicion vetëm për makinat e avancuara autonome apo gjysmë autonome.
Sistemi do të përfshihet në të gjitha veturat dhe jo vetëm në ato që janë për Kinë, meqenëse përbërësit që e krijojnë erën, janë të dëmshëm për shëndetin, shkaktojnë marramendje dhe dhimbje koke.
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...