Çiftet moderne, tepër të lodhura për të bërë dashuri

17:50 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ambiciet e mëdha në punë dhe obligimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre.

Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni dhe me të cilin doni të rrini sa më shumë. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk është në rregull. Partneri ankohet se është i lodhur, nuk ka vullnet, thjesht nuk ka fuqi për asgjë, transmeton Telegrafi.

Viktima të ndryshimeve

Më parë, simptomat e tilla quheshin krizë e moshës së mesme dhe më së shpeshti haseshin te meshkujt që kishin shkelur në të 50-tat. Sot, këto simptoma gjithnjë e më shumë hasen edhe te femrat dhe kufiri i moshës është ulur në 30 apo 40. Personat e tillë më së keqi ndihen në mëngjes, por as gjatë ditës nuk përmirësohen shumë. Ekspertët mendojnë se këta persona janë viktima të ndryshimeve në raportet e punës.

Frika nga humbja

Të mbingarkuar me punë, personat e tillë janë të brengosur rreth sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për mbijetimin e familjes. Kjo mbyt te të rinjtë dhe të rejat dëshirën për butësi, intimitet, por edhe për bisedë. Është parë se presioni është më i madh te ata që kanë punë më të mirë dhe që fitojnë më shumë para.

Caktojini prioritetet

Krahas frikës se do t’ju ikë shansi që vjen një herë në jetë për të përparuar në karrierë, është vërejtur se njerëzit në postet udhëheqëse janë gjithnjë e më të rinj, por ata janë shtresa më pak e lumtur e shoqërisë. Vitet e 30-ta të jetës janë bërë më të vështira se më parë. Një studim tregon se një e pesta e të punësuarve të moshës 35 deri 44 vjet janë depresivë dhe anksiozë. Në mënyrë që të evitoni gjendjet e tilla, duhet me kohë të ndaloni mendimet e këqija dhe t’i caktoni prioritetet.

Bisedoni me partnerin!

Merruni vesh me partnerin se çka prisni nga njëri-tjetri në aspektin e suksesit profesional dhe sa kohë doni të kaloni së bashku. Mundohuni që ta respektoni marrëveshjen dhe, të paktën, një herë në javë, të rrini së bashku, duke u marrë me aktivitete të përbashkëta. Bisedoni çdo ditë,para se të bini në gjumë dhe në mëngjes, duke pirë kafen. Nuk mund të ketë seks të mirë pa një raport të mirë midis vete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme