Google ADS

Shaqiri tregon se çfarë do t’i ndodhte atij nëse do të shkonte në Beograd për t’u ballafaquar me Zvezdën

17:27 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Liverpooli u mposht nga Crvena Zvezda me rezultat 2-0 në Beograd, në një ndeshje ku Shaqiri nuk ishte pjesëmarrës, transmeton gazetametro.

27 vjeçari nga Zhegra u la në shtëpi nga Klopp për këtë takim, por është vetë Shaqiri që e ka vlerësuar si të duhur vendimin e klubit anglez.

“Do të ishte një atmosferë e nxehtë dhe ishte më mirë që të mos udhëtoja me skuadrën e të isha i përqendruar vetëm në futboll,” ka thënë Shaqa.

“Isha në një gjendje të mirë dhe u stërvita me një pjesë të lojtarëve që nuk ishin për këtë ndeshje. Doja që të paraqitesha mirë në ndeshjen pasardhës dhe ishte diçka e mirë. Është trajneri ai i cili vendos nëse do të luaj nga fillimi apo do të futem në pjesën e dytë.

“E rëndësishme është që të japim më të mirën tonë dhe të japim ndikimin tonë kur të aktivizohemi. Në një skuadër nuk mund të luajnë më shumë se 11 lojtarë. Çdokush duhet t’i pranojë vendimet e trajnerit dhe deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme