Rusia: Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur dhe pjesë e OKB-së

17:06 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë i Serbisë, Nenad Popoviq dhe Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Rusisë, Konstantin Kosachev sot vlerësuan në Moskë se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e OKB-së.

Ata gjithashtu pohuan se Rusia do të mbështesë vetëm zgjidhjen e problemit me Kosovën që mbështetet nga populli serb dhe që është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë, transmeton lajmi.

Në një deklaratë nga kabineti i ministrit serb, Kosachev tha se gjatë takimit në Moskë me Popoviq, Rusia ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë sipas tyre për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare.

Ministri serb ka shprehur mirënjohjen për Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin për mbështetjen që ky vend e ka ndaj Serbisë për ruajtjen dhe integritetin e saj.

Ai tha se kjo mbështetje është e rëndësishme dhe dërgon mesazh të qartë tek shumë shtete që mos të ndryshojnë qëndrimet e tyre mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Tutje theksoi se populli serb ndjehet i sigurtë kur e di se e ka mbështetjen e Rusisë dhe Presidentit Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme