Shkarkohet bordi i Stacionit të Autobusëve

16:07 | 14 Nëntor 2018
A. B.

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj.

Sipas Komunës së Prishtinës, shkarkimi i Bordit është bërë me arsyen që të vazhdohet me reforma në këtë ndërmarrje.

Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili dhe Fatmir Morina janë anëtarët e rinj të Bordit.

Kujtojmë se shkarkimin e Bordit të Stacionit të Autobusëve, muajin e kaluar e kishin kërkuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkesën e tyre e mbështesnin në parregullsitë dhe keqpërdorimet në këtë ndërmarrje publike.

 

Të ngjashme