Nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues të Projektit për Shëndetësinë Kosovare.
Projekti i Shëndetësisë Kosovare është projekt i Qeverisë së Kosovës, i financuar nga huamarrja e Bankës Botërore dhe synon përkrahjen e themelimit të shtyllave kryesore për themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor.
Ministri Ismaili njoftoi anëtarët e Komitetit për rikonstruktimin e projektit, i cili është bërë me qëllim të adaptimit të aktiviteteve, bazuar në kapacitetet absorbuese të Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Fondit të Sigurimeve
Shëndetësore.
“Kemi bërë ç’është e mundur që ta kemi projektin në nivelin që është sot. Sot projekti është pjesë përbërëse e planeve dhe aktiviteteve të strukturave përbërëse të Ministrisë dhe Fondit të Sigurimeve”, ka thënë ministri Ismaili, duke shtuar:
“Ne jemi në proces të finalizimit të rishikimit të Ligjit për Shëndetësi dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të mundësojnë funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe skemën e barnave jashtë-spitalore”.
Pjesëmarrës në këtë takim në cilësinë e vëzhguesit ishte dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore z. Diego Garrido Martín, Zyrtar i Lartë i Operacioneve/Zëvendës menaxher i Bankës Botërore në Kosovë. Ai tha se mbajtja e këtij takimi është shenjë e qartë e trendit pozitiv në të cilin do të shkojë projekti, duke theksuar punën e madhe të
Ministrit Ismaili.
“Kemi parë ndryshime shumë të mëdha qëkur Ministri Ismaili ka marrë drejtimin e këtij sektori. Nuk kam parë asnjë ministër, i cili i ka kushtuar kaq shumë kohë projektit dhe ka qenë shumë i involvuar me detajet e tij. Këtë rikonstruktim e shohim si trajektore shumë pozitive, prandaj Banka Botërore qëndron gati për të ju
mbështetur në çfarëdo mënyre që mundet. Sektori shëndetësor është çelësi për zhvillimin e Kosovës dhe do të jemi pranë jush”, ka thënë Garido.
Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vendosur në prioritetet e saj edhe shëndetësinë dhe kjo ka ardhur si rezultat edhe i punës dhe angazhimeve maksimale të Ministrit Ismaili.
“Nëse bëjmë krahasime në mes të viteve, ka ndryshime të mëdha të gjendjes në shëndetësi. Prandaj, Ministria e Financave do të jetë afër në mbështetje të këtij sektori, të këtij projekti, i cili mund të jetë shembull i mirë i vënies së një bashkëpunimi edhe më të madh me Bankën Botërore”, ka thënë ai.
Koordinatorja e projektit, Dr. Fatime Arenliu – Qosaj, tha se ishte me shumë rëndësi që Komiteti Drejtues, në kuadër të detyrave të veta, u zotua që ta intensifikojnë tutje dinamikën e implementimit të projektit, në mënyrë që të arrihen të gjitha rezultatet e parapara me këtë projekt, pasi që, sipas saj, e gjithë kjo punë në fund
ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Projekti i Shëndetësisë Kosovare është bërë efektiv në maj të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë në tetor të vitit 2019.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit