Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar.
Takimi u hap nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrim, z. Izmi Zeka.
Ai tha se pa punën e përbashkët të gjithëve do të ishte vështirë të kishin sukseset në procesin e riintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së.
“Buxheti që është ndarë për procesin e riintegrimit ka ndihmuar shumë që të kemi një riintegrim të qëndrueshëm, pavarësisht se nuk i ka përbashkuar të gjitha kërkesat që kanë dalë nga menaxhimi i këtij procesi, megjithatë ka ndihmuar shumë për të pasur riintegrim të qëndrueshëm.”, theksoi zëvendësministri Zeka.
Zëvendësministri Zeka theksoi se duke parë fillimit e këtij procesi, MPB me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithë aketerët e përfshirë.
Në fund zëvendësministri Zeka theksoi sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie. Ai tha se gjatë periudhës janar –tetor në skemat e ndryshme të ri-integrimit kanë përfituar gjithsejtë 2843 persona, prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm. Po ashtu është bërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut, trajnime të shumta etj.
Në këtë takim një raport më të detajuar për projektet që janë realizuar e paraqiti, drejtoresha e Departamentit të Ri-integrimit të Personave të Riatdhesuar, znj. Farije Ternava, si dhe të gjithë aktetët raportuan për institucionet dhe organizatat që përfaqësonin për angazhimet gjatë kësaj periudhe, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...