Google ADS

Kjo mënyrë e thjeshtë ndihmon trupin tuaj të humbasi peshë më shpejt

10:41 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nëse jeni duke kërkuar të hiqni yndyrën apo kilet e tepërta nga trupi juaj kjo lloj “diete” trupor, mund të jetë përgjigjja.

Një formë “agjërimi: me ndërprerje – i cili ka disa përfitime intriguese. Me agjërim të përhershëm, ideja është që ju mund të hani vetëm gjatë një periudhe tetë orësh gjatë ditës, të themi, nga ora 11:00 dhe deri në orën 19:00. Pjesën tjetër të ditës, ju nuk duhet të prekni ushqim apo kalori në asnjë mënyrë. Tani një studim i botuar kohët e fundit në Journal of Nutritional Science sugjeron që kjo është një formë më pak ekstreme e agjërimit të përhershëm-që mund të ofrojë po aq përfitime.Studiuesit, ndanë 16 vullnetarë në dy grupe: NJë grup që hëngri duke ndjekur këtë dietë dhe një tjetër që hëngri në kohën normale.

Të dy grupet hanin ushqimet në shtëpinë e tyre – kjo nuk ishte një studim i bazuar në laboratorë nën kushte të kontrolluara. Në mënyrë periodike, studiuesit testuan gjakun e vullnetarëve, duke kontrolluar nivelin e tyre të sheqerit në gjak dhe kolesterolit. Vullnetarët mbajtën një diete të kujdesshme dhe plotësuan një pyetësor feedback në fund të studimit. Pas dhjetë javësh, grupi i parë kishte humbur, mesatarisht, dy herë më shumë yndyrë se i dyti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme