Kryeministri i Maltës Joseph Muscat, vizitë zyrtare në Maqedoni

10:24 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Delegacion i Republikës së Maltës i udhëhequr nga kryeministri Joseph Muscat, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Delegacioni, që është i përbërë nga funksionarë të lartë shtetëror, do të pritet para Qeverisë së Maqedonisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev.

Pritet që kryeministrat e të dy vendeve të mbajnë konferencë për shtyp të përbashkët, pas përfundimit të takimit që do ta kenë.

Joseph Muscat më pas pritet të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe përfaqësues tjerë politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme