NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë.
Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-së, ka deklaruar për magazinën informative “55 minuta” në RTK Agjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci.
Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it”.
Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas formimit të FSK-së, njëshi i KFOR-it ritheksoi se ” në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.
“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordohen për fushëveprimin e ardhshëm t NATO-së në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci.
Linku i emisionit “55 minuta”
Çështjen e ushtrisë, përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL si dhe detajet rreth takimit të fundjavës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij nga Rusia, Vlladimir Putin, në studion e emisionit “55 minuta e trajtuan edhe musafirët specialë, Burim Ramadani, Zëvendës Ministër dhe Nuredin Ibishi, ish deputet dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...