Google ADS

Avokati i Popullit viziton në burg Sylejman Selimin, gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë

09:38 | 14 Nëntor 2018
M. A.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashrai ka vizituar në burg ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Avokati i Popullit është në fazën e grumbullimit të materialeve për rastin e Sylejman Selimit dhe brenda këtij viti do të dal me qëndrimin e tyre rreth këtij rasti.

Kështu ka thënë Avokati i Popullit Hilmi Jashari në një prononcim për portalin arbresh.info duke treguar për vizitën e tij që i ka bërë në burg Sylejman Selimit.

“Deri ne fund të vitit do të dalim me një vlerësim sepse është rast kompleks sepse janë të përfshira shumë institucione: Gjykata Supreme, Gjykata Kushtetueses, Paneli për lirimin me kusht, Paneli i EULEX-it dhe gjykatat në apel që kanë vepru. Jemi në hapat e mbledhjes së gjithë dokumentacioneve të mundshme në rastin e Selimit për të dhënë përgjigje në pyetjen që është shtruar nga deputeti në Kuvendin e Kosovës”, tha Jashari.

Hilmi Jashari flet edhe për gjenden shëndetësore dhe telashet që po përballet në burg Sylejman Selimi. Ai thotë se ka probleme shëndetësore e që janë personale

“Janë të dhëna personale të tij që kanë të bëjnë me një trajtim mjekësor dhe ka të bëjë me gjithë procesin gjyqësor që nuk iu është zbatuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, këto janë dilemat që  i ka shtruar Sylemjan Selimi Avokatit të Popullit”, tha ai.

Avokati mbrojtës, Tomë Gashi në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se me arsye krejtësisht të panjohura dhe politike Sylejman Selimi po vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg.

Gashi tha se ka kërkuara nga Avokati i popullit që të hulumtoj rreth mbajtjes së Selimit në burg duke e quajtur  shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka të drejtë të hulumtoj këtë çështje edhe pse ne i kemi bashkëngjitur dokumentacionin shtesë e të cilin konfirmohet se Sylejman Selimi është duke u  mbajtur në vuajte të dënimit pa aktgjykim të plotfuqishëm dhe deri me tani nuk kemi pas ndonjë kërkesë shtesë të avokatit të popullit. Unë besoj që kjo është më së paku që duhet të bëjë avokati i popullit sepse institucioni i tij është  i ditur se në bazë të ligjit nuk mund t’i ndryshoj vendimet gjyqësore. Ai nuk mund të ndikoj direkt por mundet duke e ushtruar funksionin e tyre që t’ia bëjë më dije se janë duke u shkelur të drejtat qëllimisht”, ka thënë Gashi.

Në mbajtjen tij në burg janë të përfshirë edhe ndërkombëtaret thotë avokati i tij Tomë Gashi.

“Rasti është i kualifikuar nga Sylejman Selimi por edhe nga unë si avokat i tij krejtësisht i natyrës politike sepse nuk ka asnjë arsye juridike që ai të qëndroj në vuajte të dënimit ku është më shumë se pesë vite. Prapa kësaj padrejtësie qëndrojnë elemente të politikës së lartë vendore  dhe ka pas të implikuar edhe persona të caktuar ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Po ashtu Gashi u shpreh i shqetësuar për gjendjen shëndetësore duke thënë se është përkeqësuar gjendja e tij.

“Gjendja e rëndë shëndetësore ka qenë edhe më herët, por tash është përkeqësuar më shumë sepse nuk mund të ketë trajtim adekuat në burg. Është e pamundur që t’i ofrohet trajtimi i duhur mjekësor sepse kërkon specifika të caktuara për shkak të plagëve dhe dëmtimeve që i ka marrë gjatë lutës”, u shpreh Gashi./M.Avdimetaj/arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme