Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot (14 nëntor) do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës.
Takimi për aksionin e nesërm do të bëhet në ora 12:00 në oborrin e objektit të ri të Komunës së Kamenicës.
Të pranishëm në aksionin e ditës së nesërme përveç ekipit të Let’s Do It, do të jenë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Task Forcës Faton Jakupi, anëtarët të tjerë e vullnetarë të shumtë.
Po ashtu, “Ta Pastrojmë Kosovën” njofton se do të organizohet tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. Në Tryezë përveç ekipit të Let’s Di it, marrin pjesë edhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryesues të task forcave komunale të Fushatës. Tryeza mbahet nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në Restorantin “Pylli i Arinjve” në Badovc.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...