Si ta përdorni aspirinën për t’i larguar rrudhat

00:46 | 14 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Të gjithë ne e përdorim aspirinin, ose të paktën e kemi diku në shtëpinë tonë, së bashku me barnat tjera.

Aspirina përdoret kryesisht kur kemi dhimbje koke, temperaturë, ethe ose simptoma të tjera të gripit dhe ftohjes. Njihet edhe për efektin e lehtësimit të dhimbjeve.

Disa madje e përdorin edhe për telashet me zemrën dhe qarkullimin e gjakut.

Por a e dini se aspirina mund të përdoret edhe për të pëmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj?

Po, është e vërtetë dhe nëse ju e praktikoni do të habiteni me rezultatet.

Më poshtë janë dy maska të jashtëzakonshme për fytyrën tuaj që ju ndihmojnë të eliminoni rrudhat dhe t’i ktheni shkëlqimin fytyrës suaj.

Maska me limon dhe aspirinë

Përbërësit:

Tre tableta aspirinë

Tre lugë gjelle lëng limoni

Si ta përgatisni?

Është shumë e lehtë. Shtypini tabletat e aspirinës, dhe më pas përzieni me lëngun e limonit derisa të formoni një masë homogjene. Pasi ta përgatisni këtë maskë, vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta.

Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Maska me aspirinë, mjaltë dhe jogurt

Përbërësit:

Pesë tableta aspirinë

Dy lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle jogurt

Si ta përgatisni?

Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Më pas, një copë pëlhure lageni me ujë të ftohtë dhe ngroheni në mikrovalë për gjysmë minuti.

Më pas vendoseni këtë pëlhurë në fytyrën tuaj, dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta në mënyrë që të hapen poret e fytyrës suaj  dhe absorbimi i  maskës të jetë më i mirë.

Më pas thajeni fytyrën tuaj dhe vendoseni maskën që keni përgatitur duke përzier të gjithë përbërësit e sipërpërmendur.

Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë sërish të ftohtë dhe vendoseni kremin e juaj të zakonshëm që e përdorni për fytyrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme