Mund ta vëreni dridhjen e duarve në mëngjes, kur po pini kafe apo shkruani mesazhe në telefon.
Nuk jeni të vetmit. Dridhja e një pjese të trupit – njohur ndryshe si tremor – është një nga çrregullimet më të zakonshme të lëvizjes, ku zakonisht shfaqet tek duart.
Çfarë e shkakton dridhjen? Duke filluar nga teprimi me kafeinën deri tek sëmundje të tilla si Parkinsoni, dridhja e duarve mund të vijë si pasojë e një sërë shkaqesh të fshehta, shkruan “shëndeti”.
Ja cilat janë këto shkaqe:
Tremor qendror
Deri tani, është forma më e përhapur e dridhjes kronike të duarve – më shumë se 1 në 25 persona, ose 4% e popullsisë në të gjithë botën, vuajnë nga kjo gjendje. Tremor qendror është një formë e dridhjes që shfaqet kur doni të kryeni një punë ose veprim të caktuar me duart.
Për shembull, nëse ju dridhen duart kur po shkruani në telefon ose në letër, ose kur po merrni kripën apo mbani një gotë ujë, të gjitha këto janë tregues të kësaj forme të tremorit.
Mund të jetë e lehtë – thuajse e padukshme – ose aq e shpeshtë sa ju pengon në përditshmërinë tuaj. Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar nëse ajo që po përjetoni është tremori qendror: Pini një pije të fortë alkoolike. Nëse nuk keni më dridhje, diagnoza është “tremor qendror”.
Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton tremorin qendror. Dihet vetëm që trashëgohet në familje, prandaj mund të jetë gjenetik, por nuk dihet shkaku i vërtet i tij. Mund të lidhet me mënyrën se si një pjesë e trurit, që kontrollon aftësitë motorike, dërgon dhe merr informacione.
Tremori qendror zakonisht fillon në njërën dorë, zakonisht në dorën e djathtë, dhe më pas kalon në dorën tjetër. Rreziku rritet me kalimin e moshës, megjithatë dridhja e duarve mund të shfaqet në çdo moshë.
Sëmundja e Parkinsonit
Dridhja e duarve e lidhur me sëmundjen e Parkinsonit quhet ndryshe “tremor çlodhës”, sepse shfaqet kur duart nuk janë në lëvizje. Për shumë pacientë, dridhja fillon si një lloj lëvizje e pavullnetshme mes gishtit të madh dhe tregues.
Parkinsoni është një sëmundje neurodegjenerative ku qeliza të caktuara nervore vdesin gradualisht. Kjo çon në mungesë të substancës dopamine në tru, që ka ana tjetër shkakton dridhje dhe simptoma të tjera motorike, si tik nervoz facial, posturë jo të drejtë dhe vështirësi në të folur.
Sëmundja e Parkinsonit zakonisht shfaqet pas të 60-ave, edhe pse një përqindje e vogël e pacientëve e zhvillojnë edhe në moshë të re. Aktualisht nuk ka ndonjë kurë për Parkinsonin, megjithatë mund të ndihmojnë ilaçet dhe aktiviteti fizik për menaxhimin e sëmundjes.
Stresi
Çdo person ka një formë të lehtë, të padukshëm të tremorit, që vjen si pasojë e rrahjeve të zemrës, qarkullimit të gjakut dhe funksioneve të tjera në trup. Kjo quhet ndryshe tremor psikologjik. Por, si pasojë e gjendjeve të caktuara shëndetësore, kjo formë e tremorit mund të bëhet më e dukshme.
Një nga këto situata: periudha të gjata të stresit ose ankthit. Nëse ju dridhen duart ose zëri sa herë duhet të mbani një fjalim në publik, mund të jeni duke përjetuar këtë formë të tremorit. Mund të jetë shqetësuese ose sikletosëse, në varësi të situatës.
Nëse ndieni që kjo formë e dridhjes e shkaktuar nga stresi është shumë problematike për ju, flisni me mjekun. Aktivitete që lehtësojnë stresin, si meditimi, joga ose dëgjimi i muzikës, si dhe ilaçe kundër ankthit, mund t’ju ndihmojnë.
Teprimi me kafeinën
Ashtu si stresi, edhe teprimi me kafeinën mund të shkaktojë dridhje të duarve. Nëse vëreni që pas konsumimit të kafes ose lloje të tjera të kafeinës keni dridhje duarsh, mund të jetë e nevojshme që të kufizoni konsumimin e kafes.
Ilaçet
Ashtu si stresi dhe kafeina, edhe disa ilaçe, sidomos ato për astmën, mund të shkaktojnë dridhje të duarve. Nëse keni dridhje pas përdorimit të një ilaçi të caktuar, mjeku mund t’ju ofrojë një ilaç alternativ që nuk do t’ju shkaktojë dridhje.
Lodhja
Një tjetër shkak i tremorit psikologjik: lodhja. Edhe nëse jeni lodhur për shkak të mungesës së gjumit ose sepse keni kryer një punë shumë të lodhshme dhe rraskapitëse, si lodhja muskulore ashtu edhe plogështia lidhen me dridhje të duarve ose pjesë të tjera të trupit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...