Trajtimi i depresionit kryesisht behet përmes medikamenteve të ndryshme. Megjithatë, edhe ilaçet për trajtimin e depresionit kanë efektet anësore negative.
Kujdes të shtuar duhet t’i kushtohet humbjes së magnezit dhe vitaminës B, si dhe të merrni sasinë e nevojshme përmes produkteve natyrale.
Magnezi
Magnezi është një mineral vital që merr pjesë në më shumë se 300 reaksione biokimike në trupin tuaj. Kjo përfshin neurotransmetues, enzimë dhe aktivitet hormonal. Të gjitha mund të kenë një efekt të madh në mirëfunksionimin e trurit.Është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për shëndetin e trurit, redukton ankthin, depresionin dhe nervozizmin.
Hulumtimet kanë treguar se ilaçet kundër depresionit, eliminojnë magnezin nga trupi juaj, duke rritur probabilitetin e zhvillimit normal.Nivelet e pamjaftueshme të magnezit pastaj, mund të kontribuojnë dhe të përkeqësojnë shumë probleme neuropsikiatrike. Kjo përfshin depresionin, ankthin, pagjumësinë, skizofreninë, nervozizëm, sindromën premenstruale, abuzimin e drogës dhe kujtesën afatshkurtër.
Duhet të siguroheni që të hani shumë ushqime me magnez, duke përfshirë avokadot, bajame, fara kungulli, spinaq, çokollatë e zezë dhe panxhar.
Vitamina B
Vitamina B2, e njohur edhe si riboflavin, luan një rol kyç në metabolizmin e energjisë gjatë gjithë trupit tuaj. Si rezultat, një mangësi e saj mund të ndikojë në të gjithë trupin, duke çuar në energji të ulët, shtim në peshë, dhe probleme të lëkurës dhe tiroides. Ilaçet kundër depresionit mund të pengojnë thithjen e vitaminës B2, duke rritur nevojën tuaj për plotësim. Nivelet më të ulëta të vitaminës B2 janë gjetur tek njerëzit me depresion, kështu që duke u dhënë atyre medikamente psikiatrike, ato mund t’i bëjnë ata të ndjehen më keq në planin afatgjatë.
Burimet ushqimore të shëndetshme përfshijnë vezët, perimet, mëlçi viçi, kërpudha, fara luledielli dhe bajame. Mangësitë e vitaminave dhe të mineraleve janë vërtet një shkak i madh themelor i çështjeve të shëndetit mendor. Për fat të mirë, ju mund t’i shmangni efektet anësore, madje edhe të kontrolloni apo kapërceni sëmundjen kronike mendore pa ilaçe, por duke i rivendosur këto elemente të humbura.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...