Google ADS

Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës

22:58 | 13 Nëntor 2018
A. B.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se me propozimin e tij sot kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Postimi i Ministrit në Facebook:

Të dashur miq,

Me propozimin tim, sot kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Ky Ligj do të mundësoj vazhdimin e reformave në arsim. Parimet e Ligjit të Arsimit të Lartë janë liria akademike bazuar në kushtetutë, barazi për studentët, nuk do të ketë përkufizim moshe për kualifikim në arsim të lartë, e shumë pika tjera pozitive.

https://www.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/videos/466643380524711/UzpfSTE2NjIyOTczMjg6MTAyMTUyNjQ5Nzc0OTIwMzI/

Të ngjashme