Monika Lewinksy: Do t’doja t’i kërkoja falje edhe njëherë Hillary Clintonit

22:06 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Monika Lewinsy ka deklaruar se do të dëshironte t’i kërkontë falje edhe njëherë Hillary Clintonit, gjithmonë nëse palët do të takoheshin personalisht.

“Fjalët e mia të para pas skandalit të ndodhur në vitin 1999, ishin një kërkim falje për Chelsean dhe Hillaryn”, shkroi ajo për Vanity Fair, transmeton portali arbresh.info

“Dhe nëse do të takoja përsonalisht Hillary Clinton, me forcë do t’i kërkoja falje”, ka theksuar ajo.

Lewinsky tha se ajo e shkroi artikullin për Vanity Fair për të shpjeguar pjesëmarrjen e saj në një dokumentar të ri që lidhet me familjen Clinton, e cila shqyron edhe skandalin që e rrethoi marrëdhënien e saj me ish-presidentin Bill Clinton në fund të viteve ‘90.

Në një intervistë të vitit 1999, ajo ka theksuar për ABC se beson që “Hillary dhe Chelsea nuk do të më falin kurrë, por unë u kërkoj shumë falje për të që ka ndodhur dhe për atë që kanë kaluar ato”.

Duke u kthyer sërish te ish-Presidentin Clinton, ajo shkruan “se ajo ndjehet më shumë e shfrytëzyuar”, pasi sipas saj është pikërisht “Bill Clinton ai që duhet të kërkoj falje”.

“Jam e zhgenjyër me të, megjithatë ai është njeri i mirë”, e mbyll shkrimin ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme