Google ADS

Abdixhiku: Ndarja e Kosovës po mbështetet edhe nga Tirana

22:11 | 13 Nëntor 2018
A. B.

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë po gjen mbështetja edhe nga Tirana zyrtare.

Kështu muendon deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kundërshtuar sulmuar ashpër idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçi po shërbehet me ide nga Beogradi për ndarjen e Kosovës.

Sipas Abdixhikut, edhe Tirana zyrtare po shtyn idenë e ndarjes së Kosovës.

Abdixhiku po ashtu ka vlerësuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme