Për 25 orë, Gaza lëshoi mbi 460 raketa në Izrael

21:37 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Mbi 460 raketa dhe predha mortaja janë hedhur mbi Izraelin jugor gjatë këtyre 25 orëve, ka deklaruar ushtria izraelit.

Sistemi mbrojtës i raketave të Domejve të Hekurt kapi mbi 100 prej tyre, pjesa tjetër kanë përfunduar nëpër fusha të hapura, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, raportohet se dhjetara ndërtesa janë shkatërruar, një person ka mbetur i vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, raportojnë mediat izraelite.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) synonin rreth 160 vende në Rripin e Gazës të cilat ata pretendojnë se janë të lidhur me grupet terroriste të Hamasit dhe Palestinezëve Islamik të Xhihadit.

Objektivat përfshinin katër lehtësira që ushtria kishte caktuar si “pasuri strategjike kryesore”.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërsa ngjarja i dha benzinë zjarrit, ishte njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme