Google ADS

Ish-ministri i Kulturës në garë për të parin e ATK-së

21:45 | 13 Nëntor 2018
A. B.

Ish- ministri i Kulturës, Astrit Haraqija po garon për të parin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajmin se po synon postin e drejtorit të ATK-së e konfirmoi për kallxo.com vetë Haraqija.

“Po, po është e vërtetë që jam në atë garë”, tha shkurt Haraqija.

Haraqija ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar së bashku me Valton Beqirin dhe dy producentë.

Në aktakuzë Haraqija akuzohej se kishte tejkaluar autorizimet e tij kur kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 000 euro. Kurse pasardhësi i tij, Valton Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 000 euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat të cilët nuk u realizuan asnjëherë.

Të ngjashme