Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë për lënien në shtëpi nga trajneri Jurgen Klopp për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Liverpool.
Jurgen Klopp kishte befasuar të gjithë me vendimin për të lënë në shtëpi Shaqirin, i cili është lojtari i momentit te Liverpool, gjë të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit në Anfield kundër Fulhamit.
Prejardhja e tij shqiptare dhe fyerjet që do i drejtoheshin atij nga tifozët serbë, kanë shtyrë Kloppin që të heq dorë nga Shaqiri për këtë ndeshje.
Këtë vendim e ka pranuar edhe Shaqiri, që ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje.
“Atje ishte një atmosferë e nxehtë dhe ka qenë më mirë të qëndroj në shtëpi dhe të koncentrohem vetëm te futbolli”, ka deklaruar Shaqiri.
“Isha i gatshëm, qëndrova këtu dhe u stërvita me disa lojtarë të tjerë, por kjo nuk ndryshon shumë. Doja të jepja një përformancë të mirë, por ishte një gjë e mirë”.
Ai në fund ka shtuar se duhet respektuar vendimet e trajnerit.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj