Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e saj nuk do t’i bashkohet ekipit të dialogut të udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Mos pritni që LDK i bashkëngjitet ekipit të qeverisë i cili do t’i shkojë mbrapa Hashim Thaçit dhe do e pres atë korridoreve të Brukselit derisa ai takohet me Vladimir Putinin dhe diskuton me Aleksandër Vuçiqin për territorin e Kosovës”, ka thënë Bajrami në Info Magazine.
“Kufijtë e vendit dhe integriteti territorial janë çështje e mbyllur”.
Bajrami ka thënë se situata aktuale politike ne vend ka ndikuar keq edhe në ekonominë e vendit.
“Kemi rënie për 50 për qind të investimeve të huaja, kemi qenë vendi i 10 si top reformator, sot kemi regres”. “Sa herë ka jostabilitet politik, jo që bien investimet e huaja, por edhe investimet e brendshme”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...