Zyrtare: Solari te Real Madridi deri në vitin 2021

20:53 | 13 Nëntor 2018
Arbresh Info

Santiago Soloari do të jetë trajneri i Real Madridit deri në verën e vitit 2021.

Real Madridi të hënë e kishin konfirmuar në federatë si trajner, pasi për dy javë ishte i përkohshëm.

“Bordi i drejtorëve të Real Madrid C.F., u takua sot, më 13 nëntor 2018, dhe u pajtuan që ta emërojnë Santiago Solarin si trajner të parë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim të klubit.

https://www.facebook.com/RealMadrid/posts/10151683675894953

Ai do ta pasojë Julien Lopeguin që nuk arriti ta tregojë vetën në klubin mbretëror.

Në Spanjë shkruajnë se presidenti Florentino Perez e dinte që Santiago Solari ishte njeriu i duhur për këtë punë.

Kjo pasi me Lopeteguin nuk kishte harmoni apo mirëkuptim mes lojtarëve, klubit dhe trajnerit bask.

Solari e ka drejtuar Real Madrid Castillan, ndërsa ka qenë pjesë e klubit mbretëror edhe si futbollist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme