Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, gjatë javës së kaluar nënat e fëmijëve të sëmurë, kanë qenë cak i hajnave duke ua vjedhur telefonat. Rastin e ka konfirmuar edhe Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës mbetet target i hajnave të telefonave. Disa prej reparteve të klinikave ku janë të shtrirë pacientë, lejojnë qasje të familjarëve gjatë orëve të natës. Pikërisht këtë e shfrytëzojnë disa persona për të vjedhur gjësende me vlerë të familjarëve ose pacientëve.
Raste të vjedhjes së telefonave ndodhin pothuajse çdo javë nëpër klinika, e së fundmi është raportuar edhe në Klinikën e Pediatrisë, shkruan Gazeta Shneta. Gjatë javës së kaluar në një nga repartet e kësaj klinike janë vjedhur disa telefona të nënave të fëmijëve të sëmurë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së, e cila ka thënë se është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK, ju konfirmon se nga Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë, kryeinfermieret kujdesrare kanë raportuar se në disa raste pacientë janë ankuar se ju kanë munguar telefonat. Menjeherë janë lajmëruar organet kompetente, kompania e sigurimit fizik dhe policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
Madje nëpër klinika janë vendosur edhe paralajmërime që pacientët t’i ruajnë xhepat dhe të kenë kujdes për gjësendet personale me vlerë.
Gazeta ka raportuar edhe më parë për vjedhjen e telefonave nëpër klinika. Policia pati arrestuar një person në Kirurgji, pasi ai u kap nga sigurimi dhe familjarët e pacientëve pasi kishte vjedhur një telefon.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...