E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, ka thënë se taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, krijon pasiguri tek bizneset dhe shkakton paqëndrueshmëri ekonomike.
Ajo ka thënë se është më mirë që të bëhet përpjekje që përmes dialogut të sigurohet një e ardhme më e begatë.
Hyland thotë se nga një taksë e tillë nuk përfiton Kosova.
“Nga ngritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s nuk përfiton #Kosova. Ajo krijon vetëm pasiguri për bizneset dhe krijon paqëndrueshmëri ekonomike. Është më mirë të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme të begatë nëpërmjet Dialogut”, ka shkruar ajo në Twitter, shkruan Express.
Kundër një takse të tille prej 10 për qind, kanë reaguar ashpër nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.Ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës ka thënë se një taks e tillë është vendosur për të mbështetur prodhimin vendor.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës