Kryeministri i Kosovës premton siguri dhe shërbime mjekësore pa pagesë për zjarrfikësit

16:27 | 13 Nëntor 2018
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se do të kthej zjarrfiksit në një forcë nacionale.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar me koncept dokumentin e miratuar sot në Qeveri, ku do të zgjidhet përfundimisht statusi i padefinuar i kësaj kategorie.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

Zjarrfikësit po i kthejmë në forcë nacionale. Miratuar sot nga kabineti qeveritar, Koncept-dokumenti mbi financat e pushtetit lokal, mundëson që ligjërisht zjarrfikësit të financohen nga niveli qëndror, duke u ndarë nga komunat. Me ligjin e ri, që do të pasojë, do të zgjidhet përfundimisht statusi i padefinuar i zjarrfikësve. Poashtu, në buxhetin e vitit 2019, kemi ndarë miliona euro shtesë, për nivelizimin e koeficientëve në nivel Kosove dhe po punojmë në ofrimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për këtë kategori, me çka përmbyllim edhe nje komponentë të rëndësishme të arkitekturës së sigurisë së vendit.

Me qëllim që vendi të përshpejtojë përafrimin me BE-në, Qeveria ka përmbyllur sot raportin për zbatimin e Agjendës për Reformat Europiane – ERA 2016 – 2018, si dhe është miratuar lista e prioriteteve për zbatimin e ERA II, për vitin 2019. Për të përmbushur agjendën legjislative, që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht pakon e ligjeve prioritare, sot kemi miratuar Projektligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Po sot, si përkushtim për partneritet afatgjatë me shtetin gjerman, kemi marrë vendim që t’i bartim një pjesë të pronës së QKUK-së Komunës së Prishtinës, me qëllim të ndërtimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme