Nëse konfirmohet zyrtarisht se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari, Ministria e Drejtësisë do të dorëzojë kërkesë për ekstradim pasi të marrë njoftim nga MPB se ku është locuar dhe se për të është shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.
Nga Ministria e Drejtësisë për MIA-n informuan se për zbatimin e ekstradimit nevojiten dokumente nga Gjykata: aktgjykim përfundimtar, ekstrakt nga KP për përshkrimin e pjesës dhe vjetërsimin e ndjekjes penale gjegjësisht për përfundimin dhe kërkesën nga Gjykata deri te organi kompetent në shtet kur duhet të veprohet për ekstradim.
Gruevski pas të cilit është shpallur urdhër-arrest kombëtar sepse nuk është paraqitur në burgun për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për rastin “Tanku”, pasdite u lajmërua me status në profilin e tij në fejsbuk ku thotë se është në Hungari ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet e atjeshme.
“Ditëve të fundit mora një numër të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapestë tani, dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do të mbes besnik në kauzën e Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”, thekson Gruevski në statusin në profilin e tij në Fejsbuk.
Tani për tani nuk ka konfirmim nga autoritetet kompetente të Maqedonisë nëse statusi në Fejsbuk është i besueshëm.
Prej mbrëmë pasdite Gruevski kërkohet me urdhër-arrest kombëtar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg për rastin “Tank”-u.
Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev sot deklaroi se nuk mundet Gjykata me vetiniciativë të përcaktojë masë paraburgimi, kjo gjithmonë është me kërkesë së Prokurorisë.
Xholevi theksoi se të dy pasaportat e Nikolla Gruevskit edhe aajo diplomatike edhe ajo personale janë marrë dhe është caktuar masa paraqitje në lëndën “Titanik”, derisa për lëndën “Tanku” nuk ka kurrfarë propozimi as për sigurimin e ndonjë prone, as propozim për ndonjë masë për sigurimin e pranisë së tij./MIA/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...