Google ADS

Kina publikon listën e kompanive me më shumë shitje në 2017

11:40 | 13 Nëntor 2018
Arbresh.info
“Huawei”, ofruesi i pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit dhe telekomunikacionit me bazë në Shenzhen, zuri vendin e parë.

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi listën e 100 kompanive kryesore të softuerëve për sa u përket të ardhurave nga shitjet në vitin 2017, sipas CRI-së.

“Huawei”, ofruesi i pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit dhe telekomunikacionit me bazë në Shenzhen, zuri vendin e parë, i ndjekur nga ZTE dhe “Haier”-i, transmeton Balkan Web.

Kompanitë në listë siguruan nga biznesi i softuerëve vjet një vlerë të përgjithshme të ardhurash prej më shumë se 771 miliardë juanësh, ose rreth 111 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje 17 për qind në krahasim me vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme