Google ADS

Dështon seanca e thirrur nga Haradinaj për projektligjet që lidhen me agjendën evropiane

11:02 | 13 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të mbajë sot seancën e thiurrur nga kryeministri Ramush Haradinaj në të cilën do të shqyrtoheshin projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave. ​

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e mbylli seancën në mungesë të kuorumit dhe pas deklaratave të deputetëve të opozitës se nuk ka material për cka të diskutohet.

‘Seanca nuk ka qenë e pergatitur për tu thirr, e shpalli të mbyllur’, tha Xhavit Haliti.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit ministror për integrime evropiane theksoi se po mungon një gatishmëri që çështja e liberalizimit të vizave të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme