Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) ka mbajtur panelin e diskutimit “Gjuha Diskriminuese në Tekste Shkollore” – Këndvështrimi i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) dhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).
Drejtoresha ekzekutive e YIHR, Marigona Shabiu, thotë se është një problem që po na përcjell në vazhdimësi dhe se përballemi me problematikat që prekin thelbin e barazisë gjinore.
“Trajtimi dhe analizimi në libra shkollor ka filluar edhe në organizata të tjera. Ajo çka e dallon këtë analizë është bërë një analizë se sa librat shkollore duke përfshi librin e historisë, sociologjisë, edukatës qytetarë, biologjisë, psikologjisë se sa i kanë të inkorporume parimet e të drejtave të njeriut në përmbajtjet e tyre,” deklaroi Shabiu, raporton arbresh.info
Ajo shton se analiza është bërë nga një grup i ekspertëve dhe janë analizuar rresht për rresht dhe janë gjetur se këta libra kanë mbi 100 raste të gjuhës diskriminuese duke përfshi gratë, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët, anëtarët e komunitetit LGBT, komunitetit rom.
Është gjetur po ashtu se librat përfshijnë gjuhë të urrejtjes etnike.
“Shembull lufta e fundit në Kosovë, përdorim të gabuar të termit komb, stigmatizim të formave të familjes, orientimi seksual, gjinia, portretizimi ofenduese mbi bazën e aftësive të kufizuar, shembujt të papërshtatshëm, paragjykime gjuhë diskriminuese,” deklaron Shabiu.
Sipas saj, ka shumë pasaktësi mungesë të referencave, librat janë të vjetërsuar, por studentët i marrin këto informacione si të mirëqena.
“Vitin e kalum kemi marr shumë premtime prej ministrit, është zotu që ky vit nuk ka mi gjet me kta libra, por na jena në kontakt të vazhdueshëm e kemi përcjell qysh po shkon procesi dhe i ndryshimit të këtyre librave dhe po provojmë me mbajt këtë çështje në diskutim publik. Përmbajtja nuk ka ndryshu po vazhdon me qenë një ndryshim kozmetik, jo substancial,” shprehet Shabiu.
Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK, tha se sipas disa raporteve nga institucione të ndryshme që janë marrë me analiza nxjerrin në pah stereotipat dhe disa hulumtime që ka bërë SBAShK-u me mësimdhënësi edhe ata pajtohen që kemi te bëjmë me profesione që janë të përgjithësuar me burrat a po djemtë apo gratë.
“Në shumicën e rasteve në libra gruaja paraqiten në pozitën dytësore si pasive. Prandaj përdorimi i librave me karaktere seksualisht të barabartë mund të ndikojë në uljen e stereotipave gjinore tek nxënësit. Kërkojmë nga ministria arsimit që vitin 2019 2020 të ketë ndryshime të teksteve shkollore. shpresojmë se këto libra shkollor të ndryshojnë duke evituar këto libra ku theksohet posaçërisht pabarazia,” tha Shala.
SBAShK-u kërkon unifikimin e teksteve me tekstet e Shqipërisë që nxënësit të komunikojmë më lirshëm. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...