Hidhni çdo krem, vaj, shampo që keni përdorur për rritjen e flokëve! Shkenca mund të ketë një zgjidhje më të natyrshme për këtë problem që shpesh herë është genetic.
Sipas një grupi studiuesish dietat vegan ose vegjetarianë mund të përshpejtojnë procesin e humbjes së flokëve. Dr. Hilary Jones, një mjeke e përgjithshme britanike, thotë se ato që nuk konsumojnë produkte të mishit i mungojnë vitaminat ushqyese të caktuar që duhen për flokë të shëndetshëm. Mishi i viçit, mish i derrit dhe të shpendëve sigurojnë nivele të larta të ushqyesve të nevojshëm për rritjen e flokëve (sidomos hekuri!). “Ka shumë faktorë që shkaktojnë humbjen e flokëve tek meshkujt”, tha Dr. Hilary Jones për Express. “Kjo mund të jetë genetike, për shkak të kushteve të lëkurës si psoriasis dhe ekzemë, një çështje tiroidesh, por edhe për shkak të mangësive ushqyese.
Mungesa e hekurit është një faktor në humbjen e flokëve pasi është e nevojshme për rritjen e flokëve.”Institutet Kombëtare të Shëndetësisë rekomandojnë marrjen e rekomanduar ditore të së paku 8 mg hekuri për meshkujt. Dhe ushqimet e pasura me hekur nuk duhet të vijnë nga kafshët; spinaqi, fasulet dhe frutat e thata përmbajnë një dozë të shëndetshme të mineralit.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre