Pavarësisht deklarimeve të fundit të zyrtarëve qeveritarë se Kosova duhet ta kushtëzojë procesin e dialogut me Serbinë po qe se nuk ka liberalizim të vizave këtë vit, një gjë e tillë është pak e mundshme për t’u realizuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Kosova nuk ka fuqi që ta kushtëzojë Bashkimin Evropian (BE), i cili aktualisht ndërmjetëson procesin e negociatave me Serbinë. Sipas tyre, Kosova është ajo e cila kërkon nga BE-ja që ta marrë liberalizimin e vizave ose që të integrohet në organizatat ndërkombëtare, jo e kundërta.
Në anën tjetër, teksa ka folur rreth procesit të vizave kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të habitshëm faktin që Kosova po vazhdon ta ketë të vështirë ta finalizojë rrugëtimin e liberalizimit të vizave, pavarësisht plotësimit të të gjitha kushteve të kërkuara nga BE-ja. Megjithëkëtë, përkundër paralajmërimeve se vendimi për heqjen e vizave mund të shtyhet, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se ende ka shpresë që vizat për Kosovën të hiqen.
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...