“Vagina vetë-pastrohet”, tha Dr. Herta për Glamour. “Është një balancim delikate që e bën vaginën armiqësore ndaj baktereve. Nëse vendosni gjëra që ndryshojnë pH-në e saj, ju mund të leni bakteret të rriten”.
Dr. Jacqueline Walters zbulon se, përgjithësisht, vagina ka një pH të ulët sepse synon të parandalojë rritjen e organizmave të padëshiruar bakterial, që lehtë mund të hapin rrugën për infeksionet vaginale, transmeton lajmi.net.
“Shumë gra mendojnë se duhet të bëjnë diçka për këtë, por vetë-pastrimi është evident”, ka pohuar Dr.Jacqueline
Sa për të gjitha produktet në barnatoret tona lokale – megjithëse mund të kenë paketim super të shkëlqyeshëm – Dr. Herta këshilloi që t’i mbajmë ato larg zonës gjenitale.
Ajo këshillon që kurrë të mos vendosni ndonjë gjë brenda vaginës tuaj.
Pasi të dilni nga dushi, atëherë duhet të thani lagështinë me një peshqir – kështu që lagështia e tepërt nuk do ta bëjë vaginën vend të përkryer për infeksionin maja.
Profesor Ronnie Lamont (zyra e Kolegjit Mbretëror të Obstetrikës dhe Gjinekologëve) i tha NHS Choices se “të gjitha gratë dallojnë; disa mund ta lajnë me sapun dhe të mos vërejnë ndonjë problem, por ka edhe të tilla që zona e tyre intime acarohet lehtë”
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...