Google ADS

Izraeli bombardon stacionin televiziv në Gaza

00:43 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi në rripin e Gazës dhe lajmi është konfirmuar nga zyrtarët palestinezë dhe dëshmitarët okularë.

Ndërkohë videoja e një shpërthimi të madh është postuar në internet dhe aty duket sesi hidhet në erë stacioni televiziv Al-Aqsa. Një britmë gjithashtu mund të dëgjohet në sfond.

Stacioni ishte shënjestra e një serie sulmesh ajrore në Gaza nga Izraeli të hënën. Këto sulme ishin përgjigja e Izraelit ndaj një breshërie raketash të nisur nga Gaza, dhe vijnë pas disa ditëve të tensionuara në kufi.

Al-Aqsa është kanali televiziv zyrtar i drejtuar nga Hamasi dhe programimi i tij përfshin lajmet që promovojnë lëvizjen ushtarake kundër Izraelit, si dhe argëtimin e fëmijëve të frymëzuar nga ana fetare.

Bombardimi i objektit ndodhi pasi ushtria izraelite nisi të paktën pesë raketa jo-shpërthyese pranë tij, duke paralajmëruar palestinezët për evakuime, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Ndërkohë më shumë se 300 raketa u hodhën në drejtim të Izraelit nga Gaza të hënën, 60 prej të cilave u kapën në ajër, sipas IDF. Një autobus i cili ishte përdorur për të transportuar ushtarë izraelitë u godit nga një raketë anti-tank nga Gaza.

Forca Ajrore izraelite (IAF) thotë se ajo u përgjigj duke goditur mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës. Të paktën dy civilë palestinezë u vranë, sipas Ministrisë së Shëndetit të Gazës, ndërsa një person u plagos.

https://twitter.com/shejae3a/status/1062062040737554434?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1062062040737554434&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F11%2F12%2Fndizet-lufta-izraeli-bombardon-stacionin-televiziv-ne-gaza-video%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme