Google ADS

Kush janë Arbëreshët, ose shqiptarët e Italisë?

00:34 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë: nga gjuha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia. Presidenti Italian Mattarella, duke kujtuar heroin kombëtar Skënderbeu, ka lavdëruar arbëreshët si një “shembull të integrimit dhe mikpritjes”

Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë janë një minorancë gjuhësore dhe kulturore e pranishme në anën mesdhetare dhe diellore të Italisë. Në këtë kolektivitet aktiv, të ashtquajtur Arbëri, bëjnë pjesë rreth 100 mijë persona dhe mes tyre, 80%, flet ose kupton gjuhën e vet arbëreshe, ose gjuhën e grupit. Italo-shqiptarët janë të përhapur në disa zona e rajone të ndryshme të vendit: Campania, Molise, Puglia, Basilicata, Sicilia dhe para së gjithash në Calabria, ku është komuniteti më i madh në numër me mbi 58 mijë persona.

Nga atdheu-mëmë, Arbëreshët, ruajnë, përveç gjuhës (një mrekulli e vërtetë, nëse konsiderohet se bëhet fjalë për një zakon që reziston prej shekujsh dhe është trashëguar vetëm në mjedise të shtëpisë dhe jo në shkolla), edhe një seri e gjatë traditash fetare, kulturoe, gastronomike. Një identitet që qëndron akoma në ritet fetare – pjesa më e madhe e 50 komuniteteve, ruan deri tani ritin bizantin gjatë liturgjisë – kostume, art dhe gastronomi, të transmetuara brez pas brezi. Shqiptarët e Italisë, bëjnë pjesë pra në atë pasuri të diversiteteve gjuhësore dhe kulturore të pranishme përtej Adriatikut të mbrojtur nga e njëjta Kushtetutë, siç parashikohet nga neni 6 dhe nga një ligj I vitit 1999, që e njeh shqipen mes gjuhëve për t’u vlerësuar.

Kur erdhën shqiptarët në Itali?

Diaspora shqiptare ka mbërritur mes shekullit XV dhe XVIII, në vijimësi pas vdekjes së heroit kombëtar (Giorgio Castriota Skanderbeg), Gjergj Kstrioti Skënderbeu, (1405-1468).

Pavarësisht nga sukseset e tij në fushën ushtarake, udhëheqësi shqiptar nuk arriti të pengojë mbizotërimin otoman dhe Vendi i Shqiponjave, pak nga pak u dorëzua para pushtimit turk. Që këtu do të nisë emigracioni intensiv drejt tokave puljeze,  në veçanti në zonat e Otrantos dhe të Capitanata-s. Që atëherë shqiptarët vazhduan të krijonin zona të reja komunitare në mesdhe deri në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Falë mbështetjes së rëndësishme të klerit për të ruajtur një identifikim specifik etnik, në ‘900 u institucionalizuan dy peshkopata për shqiptarët, një në Sicili dhe një e dytë që aktualisht ka selinë e saj në Lungro në Calabri.

Skënderbeut, i cili u bë simbol i dëshirës për pavarësi nga sundimi i sulltanit, i janë kushtuar shumë këngë dhe filma, mes të cilave spikat ajo e Fan S. Nolit (Historia e Skënderbeut, 1921).

I publikuar pas Luftës së Parë Botërore, popullariteti i tij ishte i tillë që të gjithë nxënësit e shkollave shqiptare e mësuan pothuajse përmendësh. Ndërkohë, në sheshet kryesore të çdo qyteti, ndodhet i vendosur busti i tij.

Gjuha e tyre është Arbërishtja, një varietet antik-toskë, dialekti mesdhetar shqiptar. Megjithatë, idioma ka pasur një përzierje me greqishten e lashtë dhe dialektin e jugut të Italisë.

Një gjuhë, pra, e traditës së lashtë që megjithatë ka qenë në gjendje të kalojë trashëgiminë e saj kulturore gjatë shekujve.

Në Kalabri, për shembull, gjuha shqipe përdoret nga rreth 58,000 banorë në 35 komuna. Por shqipja flitet edhe në Puglia (12,800 persona), Sicilia, Molise, Basilicata, Abruzzo dhe Campania. Për fat të keq, në dekadat e fundit, komunitetet e arbëreshëve u janë nënshtruar fenomeneve të forta, për më tepër të përhapura në të gjithë jugun, të emigrimit drejt zonave më të urbanizuara, në veri dhe jashtë saj. Në këtë mënyrë, komunitetet që dikur kanë qenë të mbipopulluara, sot janë reduktuar në numër.

Njohja e Arbëreshëve është e tillë, sa që para pak ditësh Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, nderoi Gjergj Kastrioti Skënderbeun në vitin e 550 vjetorit të vdekjes së tij. Kreu i Shtetit, kishte udhëtuar në San Demetrio Corone, në krahinën e Cosenza-s, ku u takua me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe së bashku përuruan një pllakë përkujtimore kushtuar Skënderbeut, shumë të dashur nga trashëgimtarët e komunitetit albanofon kalabrez, trashëgimtarë të popullatave të mbërritura shumë vite më parë në Itali.

“Diaspora shqiptare, – kujton Matarella, – identifikohet pikërisht nga Skënderbeu për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, integrimin në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive në pjesë të ndryshme të Italisë. Arbëreshët përbëjnë një histori të integrimit dhe pranimit që ka pasur sukses të madh, një shembull se si një marrëdhënie e tillë është kthyer në një mjet të përbashkët mirëkuptimi dhe respekti reciprok të kulturave, teksa janë në rritje për territoret dhe vendet të cilat jetojnë komunitetet e ndryshme”.

“Ruajtja e origjinës së lashtë, ndikimi reciprok, bashkim harmonik i gjuhës, kulturës dhe traditave, – ka shtuar, – kanë qenë për shekuj dhe janë ende vlerë e shtuar e këtyre komuniteteve. Realitete që luajnë një funksion thelbësor të një ure midis dy popujve të ballafaquar, siç shpesh i referohemi shqiptarëve dhe italianëve”.

Marrë nga “Fanpage.it”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme